Përshtaten hotelin e tyre për veprimtarinë e prostitucionit, bien në pranga dy vëllezërit (Emrat)

147 Views

Arrestohen katër persona në flagrancë në Durrës. Mësohet se dy vëllezërit Fatmir Hoxha 62 vjeç dhe Shkëndi Hoxha 55 vjeç, kishin përshtatur hotelin e tyre në Rrogozhinë për veprimtarinë e prostitucionit.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy vajza të moshave 39 dhe 30 vjeç, të cilat ushtronin prostitucionin në atë hotel. Me rastin do të merret Prokuroria Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, u finalizua operacioni i koduar “Sunset”. Kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Vihen në pranga edhe 2 shtetase që ushtronin prostitucionin në këtë hotel. Sekuestrohen hoteli në pronësi 2 vëllëzërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, më metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Sunset”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim;

Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit F. H. dhe Sh. H. kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com