Polici përplasi me makinë një grua teksa ishte në gjendje të dehur, AMP bën lëvizjen e papritur

Aktualitet 261 Views Add a Comment

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një polic nën efektin e alkoolit është përplasur me një automjet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës. Më tej në njoftim bëhet me dije se drejtuesja e mjetit të aksidentuar ka përfunduar me urgjencë në spitalin e qytetit. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ndaj efektivit janë duke u kryer hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit. Grupi hetimor dhe OPGJ të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com