“Djali s’më përgjigjej, pastaj pashë foton e tij në TV”/ Flet nëna e një prej bashkëpunëtorëve të vrasjes së Erald Nevruzit: Geraldo e ka kërcënuar

Nëna e Daniel Qoses, një prej punonjësve që ndihmuan Gerald Shehun të largonte trupin e Eraldo Nevruzit pasi e vrau, flet për Acdailynews .

“Dëgjova nga TV në mëngjes që ishte bërë një vrasje, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali, i rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i rashë sërish, por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha. Pyesim një shok në Dhërmi, ai më tha mos ki merak se do të shkoj unë.

Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë, janë arrestuar, po i marrin në pyetje, por nuk mund t’ju japim sqarim.

Në orën 10:00, pashë në lajme foton e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill, ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.

Siç thonë edhe në lajme, ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine, e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë”.


Acdailynews

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com