Arqile Bollano është zgjedhur kryebashkiaku i Himarës.
Kjo mbledhje u sugjerua me debate të shumta.
Kreu i Këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj u shpreh se sipas statusit caktohet një nga dy nënkryetarët, ndërsa nënvizoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të zgjidhet një kryetar për Himarën.
“Ushtrimi i mandati fillon në çastin kur bën betimin dhe kur përfundon betimin kandidati pasardhës. Ne jemi përballë këtij fakti pasi edhe në mbledhjen e mëparshme ne kemi pasur këto debate. Por ne duhet të marrim një vendim për të zgjedhur një kryetar për Himarën. Himara nuk është vetëm e jona. Unë rekomandoj që të zgjedhim, ligji e përcakton, janë dy nënkryetarë, të dy burra të nderuar”, tha ai.
Lexo edhe...
acdailynews