Po eksploronin në këmbë kanionin e Langaricës, turistëve u ndodh e papritura

Shtatë turistë të huaj janë shpëtuar nga punonjësit e policisë. Bëhet me dije se ato kishin mbetur të bllokuar në një kanion në “Shpellën e Pëllumbave” në Përmet. Turistët duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Ndërkohë nenjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur për në vendngjarje. Gjithashtu punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar. Mësohet se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com