Belind Këlliçi anëtari i Kryesisë së PD-së ka bërë thirrje që nesër në orën 11:00 të mblidhen të gjithë qytetarët për të protestuar para bashkisë së Tiranës.
Këlliçi shprehet se u bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të protestuar kundër një modeli vjedhje të pa hasur kurrë në Shqipëri.
“Nëse mendojnë se do të stepemi, përgjigjen do ta marrin nesër në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë. Nuk do të lëmë hajdut në Bashkinë e Tiranës pa e ekspozuar po i nxjerrë fytyrën dhe pa i treguar qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë se kush vjedh taksat tona”, u shpreh Këlliçi.
Gjithashtu ai tha se nuk do të lëmë hajdut në Bashkinë e Tiranës pa i ekspozuar dhe pa ua nxjerrë fytyrën.
Më tej Këlliçi shtoi se me anë të nxjerrjes së fytyrës së vërtetë të hajdutëve do tu tregojmë qytetarëve të Tiranës se kush po i vjedh taksat tona.