Pas përplasjes me policinë, Balliu nuk tërhiqet: Pushteti do mbajë përgjegjësi

  • Klevis Balliu u përplas edhe ditën e sotme me policinë gjatë protestës së zhvilluar para bashkisë.
    Ai po ashtu paralajmëroi se të mërkurën do të ketë një përballje tjetër për ti kthyer, siç thotë ai, bashkinë qytetit tonë.

“Egërsia e pushtetit te korruptuar, vetëm motivon pasi përshkruan dëshpërimin e tyre, metrat e tyre të fundit.

fustane me qera

Gjithmonë, jam kujdesur që përballja me policinë te jetë minimale.

Pasi ne nuk e kemi problemin me policinë por me pushtetarët që urdhërojnë policinë.

Por sot, si duket pushteti kishte vendosur aty besniket e vet, disa te veshur me uniformën e policisë por që në shpirt kanë uniforma SkyEcc.

Tani kjo ishte ajo cka pushteti bëri dhe patjetër që ata do të mbajnë përgjegjësi.

Të mërkurën në një përballje tjetër për ti kthyer bashkinë qytetit tonë, Tiranës tonë.

Dhe te degdisim zdromsin e bashkisë në kazanin e plehrave te historisë, ne faqet e turpit te historisë.

Erion meri ato te çeliktat dhe dil te mërkurën në bashki te shohësh se si shkrinë çeliku përballë popullit”, shkruan Kelvis Balliu.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com