Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të mërkurën vendimet e rëndësishme duhet të shtyhen, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me ndonjë ish. Në punë vijnë gjëra të reja por duhet t’i vlerësojmë me kujdes. Meditoni dhe veproni me qetësi.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të mërkurën tregohuni të kujdesshëm me dashurinë sepse edhe marrëdhëniet më solide mund të vihen në pikëpyetje. Në punë dëshironi më shumë liri por do t’ju duhet të prisni edhe pak për ta marrë atë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të mërkurën duket se keni disa probleme në dashuri dhe do të ishte mirë të flisni për këtë me partnerin. Kur vjen puna te kjo pjesë mund të jeni pak gjakftohtë. Shmangni argumentet.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të mërkurën një ditë veçanërisht e prirur për konflikte për ju të kësaj shenjë për shkak të një hëne të kundërt. Në punë tregohuni të zellshëm edhe në gjëra të vogla.