Prokuroria Fier sekuestron pasuri me vlerë 1.8 milion euro të dyshuara se burojnë nga trafiku i drogës

Mijëra ha tokë, apartament, vendparkim, 13 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro janë sekuestruar me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit. Pasuria marramendësi është në pronësi të një personi me inicialet A,M që dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës.

Mes pronave të sekuestruara janë dhe një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme e llogari bankare 120 mijë euro.

Bëhet fjalë për procedimin penal me  nr. 1162 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal.

Në vijim të vendimit të Gjykatës dhe urdhërit të Prokurorit, janë ekzekutuar nga policia gjyqësore një pjesë e sendeve të sekuestruara, si më poshtë:

Pasuritë e mësipërme janë një pjesë e pasurive që janë arritur të ekzekutohen nga policia gjyqësore pasi vijon puna për ekzekutimin e sekuestrimit të sendeve të tjera të cilat janë objekt i sekuestros.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com