Promovojmë figurat e kombit tonë!

Biznes 162 Views Add a Comment

Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite, figura, personalitete, heronj për të cilët duhet të jemi krenarë e duhet t’i kujtojmë në çdo kohë, për vlerat që kanë shenjuar tek secili prej nesh.

Ky është dhe qëllimi i fushatës së re të kompanisë “Lufra”: për të promovuar figurat e kombit tonë përmes një pije tradicionale shqiptare.

Figurat e përzgjedhura për këtë fushatë, që nga mbretëresha Teuta, Skendërbeu, Ismail Qemali, Nenë Tereza, Shote Galica e Adem Jashari i përkasin kohëve, momenteve, ngjarjeve e qasjeve të ndryshme… por mbledhur nën një emërues të përbashkët: si vlerat të kombit shqiptar.

Jo pa qëllim është zgjedhur për ketë fushatë sezoni veror kur fluksi i turistëve mbërrin në pikun e tij e kur tradita, vlerat tona mund të promovohen fuqishëm edhe për të huajt që zgjedhin të vizitojnë e kalojnë pushimet në Shqipërinë, që ka jo vetëm bukuritë natyrore si atraksion por edhe traditën, historinë e figurat e shquara që e kanë shkruar atë.

Çdokush, ndërsa zgjedh të freskohet me një product tradicional shqiptar, siç është dhalli Lufra, mund të njohë apo dhe të rikujtojë për një çast historinë e bukur shqiptare… të cilën duhet të ndjehemi krenarë, duhet ta kujtojmë e vlerësojmë në çdo kohë.

Lufra, kompania që mbart traditën si vlerë kryesore të saj, do të vazhdojë ta kryej gjithmonë këtë mision.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com