Vranësira dhe temperatura tejet të larta, ja parashikimi i motit për sot 13 qershor 2024

Aktualitet 112 Views Add a Comment

Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura. Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 30°C

në zonat e ulëta 17 deri 35°C

në zonat bregdetare 20 deri 33°C

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com