Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndryshojnë qëndrimin për Sali Berishën edhe pse mori vulën e PD-së. Selia diplomatike amerikane në Tiranë deklaron se nuk bashkëpunon me non gratat dhe u bën thirrje edhe të tjerëve që të shqyrtojnë me kujdes bashkëpunimin.
“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.
Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara” thuhet ne reagim.