Shkodër- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme rreth orës 18:55 minuta në lagjen Qafëhardhi në qytetin e Shkodrës pranë tregut të rrobave të përdorura.
Siç raporton gazetari i Report Tv Ergys Kavaja, forca të shumta zjarrëfikëse janë në vendngjarje.
Zjarri siç duket edhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv duket i përmasave të mëdha, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Flakët kanë përfshirë disa banesa në tregun e rrobave të përdorura të qytetit të Shkodrës. Ndërsa pranë vendit ku ka rënë zjarri ka shkuar edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
Policia njofton se po bëhen përpjekje për të evakuuar banorët e shtëpive përreth banesës ku ka rënë zjarri.
Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara kundër zjarrit të rënë në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.
Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e raportohet se kanë mbërritur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini. Mjetet nga Ulqini dhe Malësia e Madhe janë kërkuar nga kryebashkiaku Benet Beci.
Fatmirësisht dëmet janë veç materiale.
Lajmi ne perditesim…