Tirane- Molotovë drejt godinës së bashkisë së Tiranës duke rrezikuar jetën e policëve dhe goma të djegura. Opozita përsëriti skenarin e tensionit edhe sot në protestën e 12 -të para bashkisë por sërish janë një grusht.
Pas marrjes së vulës Sali Berisha provën e parë të fuqisë politike e zbatoi para bashkisë së Tiranës, me flamujt të shumtë të partisë, por pjesëmarrja sërish ishte shumë e vogël, tregues se mbështetja ndaj ish kryeministrit në arrest shtëpie ka rënë ndjeshëm dhe impotenca kërkohet të kompensohet me veprime të dhunshme, molotovë dhe goma të djegura.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv me dron, duket se ata janë sërish pak. Militantët që hedhin molotovë dhe djegin gomat i kanë të mbuluara fytyrat me qëllim që të mos identifkohen nga policia.
Disa herë përpiqen të ndalojnë policinë e cila kërkon të shuajë flakët me ujë. Në tentativë për të ndaluar veprimet e policisë para ujit doli dhe Klevis Balliu, një nga protagonistët kryesorë të këtyre protestave.
Në protestë janë dhe deputetë si Gazment Bardhi, Bledion Nallbati të cilët iu vërsulën policisë me ofendime pasi kolegu i tyre, Klevis Balliu u rrëzua gjatë përplasjes.
Një person në mikrofon nxit dhunë ndërsa ofendon policët
“U bëj thirrje policëve zorragjinjve se nuk mund ta fikin zjarrin, por të shkojnë ta fikin zjarrin e korrupsionit
Forca të shumta policie ishin të pranishme në terren.
Protesta e cila nisi në orën 10:00 u mbyll në orën 12:20
Kjo është protesta e 12-të e thirrur nga PD dhe Partia e Lirisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj por dhe lirimin e Sali Berishës. Ndërkohë leja në polici merret nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Lajm ne përditësim….