Të dhënat zbulojnë se në të gjithë Shqipërinë vetëm 119 maturantë kanë mundur të marrin 10 absolute, teksa kanë ngelur 952 nxënës me notën 4.
Edhe pse kalueshmëria për gjuhën e huaj është 96.4% e nota mesatare është 7.28, vihet re se në krahasim me maturën e vitit të kaluar performanca është përkeqësuar, pasi kemi rreth 600 nxënës më shumë mbetës dhe 900 maturantë ekselentë më pak. Pjesa më e madhe e nxënësve rezulton se janë vlerësuar me notën 9.
Statistikat e portalitstudentor nxjerrin në pah edhe se cili qark ka maturantët më të mirë, ku duket se vendin e parë sipas notës mesatare e mban qarku i Vlorës me 8.21 e më pas vjen Tirana me notën mesatare 8, ndërsa Dibra dhe Kukësi janë në vend të fundit. Rregullorja e maturës përcakton se brenda datës 30 qershor të kenë përfunduar korrigjimet, teksa për të dytin vit tani më maturantët kanë të drejtën të kërkojnë rivlerësimin e tezës nëse janë të pakënaqur.