Berisha: PD e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet

Aktualitet 101 Views Add a Comment

Ish kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij tha se ky bajram i gjeti shqiptarët më të varfër.

Berisha u shpreh se forca e tij politike është e vendosur që ti jap përgjigje emergjente varfërisë po mjeron gjithnjë e më shumë shqiptarët.

“Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se partia demokratike beson se përgjysmimi i taksave është rruga për të nxitur inisiativën e lirë të shqiptarëve.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com