Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta u ka uruar të gjithë shqiptarëve shumë shëndet, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet e tyre.
“Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!”, shprehet Meta.
Reagimi i plotë
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! 🤲🇦🇱
Ju uroj përzemërisht besimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve shumë shëndet, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet tuaja!
Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë.
Kjo Festë e Shenjtë na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për Atdheun e të mirën e përgjithshme, të ngrihemi mbi interesat personale për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë tonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë.
Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!
Të gëzojmë së bashku duke ndarë të mirat tona tek të pamundurit e njerëzit në nevojë dhe të mos harrojmë porosinë e fundit të Profetit në fjalimin e lamtumirës: “Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.
Nga mot Gëzuar!