Aksidentet në bregdet, policët kufitarë të Vlorës dalin në patrullim me ‘jet ski’

Policia Kufitare e Vlorës këtë vit ka nisur monitorimin e vijës bregdetare edhe me ‘jet ski’, për shkak të aksidenteve të shumta në sezonet e kaluara.

18 ‘jet ski’ (motorë uji)  janë në patrullim në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë si dhe  6 mjete lundruese. Njëkohësisht nga policia kufitare 10 grupe do te jene ne terren nga toka.

Deri me tani janë vendos 17 masa administrative duke nis nga gjoba deri në bllokim te mjeteve lundruese, bën të ditur policia.

Rëferuar masave për sezonin turistik mjetet lundruese duhet të qëndrojnë deri 300 metra larg bregut.

Ndërsa janë krijuar korridore të veçanta për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese. Vija bregdetare e qarkut të Vlorës nga grykederdhja e lumit Vjose deri në Ksamil eshte 183 km.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com