“Estradë juridike”- Lihet në fuqi masa e arrestit për Berishën, avokati tregon çfarë do të ndodhë me mandatin e deputetit: Po kryhen veprime që…

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e arrestit të shtëpisë për ish kryeministrin Sali Berisha. Avokati i tij, Genc Gjokutaj tha se kjo që po ndodh është një estradë juridike.

fustane me qera

Sipas tij SPAK e ka zhvendosur fokusin e hetimit në nivele teknike dhe financiare që nuk kanë lidhje me procedimin.

“Gjykata miratoi vendimin e shkallës së parë afërmendsh sic thotë SPAK. Por çfarë po bën SPAK? Kjo është pjesa me shqetësuese, ky SPAK e ka zhvendosur fokusin e hetimit në nivele teknike dhe financiare që nuk kanë lidhje me procedimin. Ne do vazhdojmë në rrugën tonë, këta nuk e  di si do shkojnë më”, tha nder te tjera avokati.

Sa i takon mandatit të Sali Berishës si deputet, avokati tha se “është i pacënuar ligjërisht, sepse ai nuk po shkon në Kuvend jo për faj të tij”.

Pyetje: SPAK ka marrë një vendim për të kryer një akt ekspertimi kontabël, a mund të na thoni çfarë synon prokuroria të provojë?

Gjokutaj: Një ndërtim ka një kosto, këtu nuk ka një problem as midis pronarëve as mes shitësve dhe blerësve! Një akt ekspertimi kontabël nuk bëhet pas 3.5 vite hetimi. Por bëhet menjëherë. Sepse nëse aty ka lëvizje të shumave që nuk korrespondojnë me kostot reale. Atëherë për cfarë flitet?

Pyetje: Kur mbarojnë afatet e hetimit?

Gjokutaj: Afatet e hetimit i ka përcaktuar ligji, këta i kanë shtyrë. Berisha po qëndron në paraburgim ndërkohë që po kryhen veprime që nuk kanë lidhje me veprën e korrupsionit! Hajde shpjegojeni ju dhe unë bashkë cfarë është kjo estradë juridike që këta po zhvillojnë.

Pyetje:Çfarë do ndodhë me mandatin?

Gjokutaj: Berishës mandatin ja ka dhënë populli. Berisha nuk mungon për shkak të dëshirës së tij. Ne kemi bërë kërkesën në SPAK, në gjykatë, gjykatë të lartë dhe ata kanë vendosur në kundërshtim me praktikën! Mungesa e Berishës nuk është për faj të tij dhe mandati i tij mbetet i pacenuar ligjërisht.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com