Veprimi që “kryqëzoi” Hysaj, reagon ish kapiteni kuqezi Lorik Cana

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana ishte i ftuari special i një programi televiziv, ku rrëfeu atë se si ai e ka parë paraqitjen e Shqipërisë në EURO2024.

“Sapo mbërrita në Hamburg dhe po e ndjek nga afër përgatitjen për ndeshjen e dytë. Po e ndjek pak a shumë si të gjithë ne që kemi mundësinë për ta ndjekur nga afër, sepse sigurisht që përjetohet ndryshe, pasi ndryshe e shikon në komunitet ku udhëton me ta apo me bashkë-kundërshtarët në avion. Sapo mbërrita këtu dhe shikoj që ka shumë kroatë, por ndeshja mbetet ndeshje”, u shpreh Cana.

Sipas tij rasti i Elseidit është një gabim që e ka bërë instinktivisht, gabim teknik dhe ai është i pari i vetëdijshëm dhe është një djalë që ka kaq shumë kohë dhe kaq shumë kontribut sa nuk diskutohet fare mbështetja e secilit prej shqiptarëve pavarësisht zhgënjimit që mund të kemi për rezultatin.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com