“Nuk e dua burrin futbollist se ata dëmtohen shpejt”, Rike Roçi tregon në Fiks Fare si e ngacmojnë meshkujt në rruge: Më thonë ‘të hëngsha…’

E cilësuar si vajza më seksi në BBV3 Rike Roçi, ishte e pranishme këtë të martë në studion e Fiks Fare.

Bashkë me dy moderatorët Dori dhe Devi, Rike Roçi foli mbi jetën e saj private, planet në të ardhmen dhe patjetër për politikën.

Devi-Pas  dole nga BBV3 the se u ndave nga i dashuri. Tani në çfarë statusi je?

Rikja– Bosh, bosh, bosh se s’kam pse të gënjej

Devi– Nëse do ishe përball ndonjë futbollisti të bukur, do ta zgjidhje që të bëheshe plot?

Rikja– Futbollist?! Po futbollistët dëmtohen shpejt, unë nuk dua meshkuj që dëmtohen

Dori – S’ka faj o Devi  se futbollistët 30 vjeç marrin fund.

Dori– Po kur del në rrugë Rikja si reagojnë meshkujt?

Rikja–  Më ka rastisur që sa herë dal në këmbë janë të uritur këta çunat, nuk e di nuk hanë bukë në shtëpi dhe gjithmonë thonë  “O të hengsha  këtë, o të hëngsha atë” kanë uri, kanë uri.

Dori – ( tregon dorën e Rikes ku duket një unazë diamanti) Shiko me çfarë kemi të bëjmë këtu!

Rikja – Po është diamant e kam blerë vetë, pasi asnjë nuk ma dhuronte e bleva vetë. Do rri unë të pres të ma dhuroj dikush , e bleva vetë dhe mbarova punë shpejt e shpejt.

Dori– Tani me politikën si i ke marrëdhëniet ti, i njeh , të njohin?

Rikja – Jo as nuk i njoh as nuk më njohin

Devi– Jo për të njohur të njohin

Rikja– Nuk i kam marrëdhëniet mirë, nuk marr vesh nga politika.

Devi– Ne kemi përzgjedhur disa nga figurat politike të vendit, i pari është ( tregohet fotoja  e kryeministrit) Si të duket kështu?

Rikja – Kryeministri . Mirë mirë, s’ më duket keq. I gjatë mirë, mirë.

Devi–  Po të mos ishte i martuar do ishte një burrë i mirë Rama për ty?

Rikja – Po s’e di unë e shoh si kryeministër dhe çfarë bën për Shqipërinë , nuk e shoh për gjëra të tilla.

Dori– Hiqe, hiqe  nuk bën Rama

Devi– ( Foto e Berishës) Po ky të pëlqen për burrë?

Rikja – ( qesh me të madhe) Ky mund të jetë për vjehërr po për kështu…

Devi– Për vjehërr është i zënë , por për burrë edhe mund të flasim

Rikja – ( në foto Basha) Ahhh i bukur i bukur Basha. Pasi kam dëgjuar që edhe Egla më ka krahasuar me Bashën. Që Basha do isha unë në shtëpi sepse është i pashëm edhe unë them simpatik, simpatik

Devi– ( foto e Metës) Po ky tjetri?

Rikja -Aaaa ky është Ilir Meta

Devi – Po Ilir Meta ish futbollist i kombëtares

Rikja – Ish futbollist, nuk loz keq jo

Dori– E ke dhe të fuqishëm siç e do ti

Rikja – Nuk dëmtohet , nuk dëmtohet vetëm ka dëmtuar

Devi– ( foto e Kryemadhit) Shikojmë edhe këtë

Rikja – Monika më duket grua e fortë!


Acdailynews

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com