Durrës/ 38-vjeçari me probleme mendore ecte me thikë rrugëve te ‘Currilat’, plagoset polici që tentoi ta arrestonte

Kronikë 117 Views

DURRËS– Një 38-vjeçar është shfaqur me thikë në dorë në zonën e Currilave në Durrës. Qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë për rastin dhe efektivët kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta arrestuar.

Por njëri prej policëve në momentin e ndërhyrjes është plagosur lehtë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se 38-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com