Nis ndërhyrja e vështirë për të shpëtuar Urën e Zogut, më tej duhet restauruar e gjitha!

Pas shumë viteve thirrjesh, protestash e peticionesh, ka nisur ndërhyrja për shpëtimin e Urës së Zogut mbi Lumin Mat. Punëtorë dhe mjete kanë zbarkuar prej ditësh në terren, për zbatimin e projektit emergjent të qeverisë shqiptare me vlerë rreth 46 milion lekë.

fustane me qera

Fillimisht po punohet për ngritjen e këmbës së urës e cila është fundosur mbi 2.5 metra në lumë, e më pas do të vijohet me përforcimin e saj. Ndërhyrja konsiderohet si mjaft e vështirë dhe delikate, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar ky monument kulture i kategorisë së parë.

“Është investimi më i rëndësishëm i vitit. Kemi të bëjmë me një monument 97-vjeçar, vepër inxhinierike unikale. Është ndërhyrje shpëtimi, shumë delikate. I përgëzoj dy kompanitë zbatuese sepse është jashtëzakonisht e vështirë. Është pak vonë ndërhyrja dhe investimi do ishte i vogël”, tha Paulin Zefi, specialist i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë.

Pas ndërhyrjes emergjente kjo urë duhet të restaurohet plotësisht – thotë specialisti i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë Paulin Zefi.

“Tre harqe janë mirë, dy harqe janë plasaritur në shumë vende. Harku i 6-të duhet riparë. Pas shpëtimit të urës duhet restauruar në të gjithë gjatësinë e saj”, përfundoi Zefi.

Ura e Zogut mbi Lumin Mat është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut. Por nga vërshimi i ujit dhe shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat për inerte, vitet e fundit ky monument pësoi dëmtime të shumta duke rrezikuar shembjen e plotë, çka detyroi qeverinë shqiptare që të miratojë një fond emergjent për shpëtimin e saj, ndërsa për shkak të vështirësive në ndërhyrje nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com