PESHKOPI -Dy persona po kryenin një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë mbrëmjen e djeshmë në ambientete e një shkolle 9-vjeçare. Gjatë mesantës policia ka kapur në flagrancë dy shtetasit, L.B., 28 vjeç së bashku me një 16-vjeçar.
Ndaj 28-vjeçarit ka nisur hetimi nga policia. Këta dy persona kanë organizuar mesnatën e djeshme një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë.
Hetimet për 28-vjeçarin do të kryhen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” , “Shkelja e rregullave mbi përdorimin e lëndëve plasëse” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.
Ndërkohë policia bën thirrje për rastet e konstatimit të lëndëve piroteknike se personat përgjegjës do të ndëshkohen me masë administrative deri në procedim penale.
acdaily