Pasditen e sotme Kosova është përfshirë nga reshjet e shiut me intensitet të lartë të shoqëruara edhe me breshër.
Moti i keq ka mbërthyer të gjithë territorin e vendit, por situata më e rënduar paraqitet në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.
Rrugët janë përmbytur dhe janë bërë thuajse të pakalueshme për automjetet dhe raportohen vetëm dëme nga bizneset.
Ndërsa komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët që të shmangin daljet duke qëndruar në shtëpi pasi ekipet e emergjencave kanë dalë në terren.
Lexo edhe...
acdailynews