Drejtonte makinën i dehur, përplasi makinën tjetër dhe dëmtoi 2 të mitura, në pranga 36-vjeçari

Aktualitet 60 Views Add a Comment

Një 36-vjeçar shqiptar i dehur ka përplasur ditën e djeshme një makinë “Golf” ku për pasojë dëmtojë 2 të mitura.

Ditën e sotme ai është arrestuar nga policia e Tiranës.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin: 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në “Mullet”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin 42 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Golf”, 10 dhe 15 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com