Incidentet në ndeshjen me Kroacinë, UEFA gjobit FSHF

Aktualitet 142 Views Add a Comment

UEFA ka gjobitur sërish Federatën Shqiptare të futbollit pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes me Kroacinë. Shuma e gjobës është 47,500 euro.

FSHF është gjobitur financiarisht për sjellje të palejuara të tifozëve si ndezja e flakadanëve, koret dhe parullat e tyre apo pushtimi i fushës. Ndërkohë, pritet të mësohet vendimi për Mirlind Dakun, i cili vazhdon të jetë në hetim për koret bashkë me tifozët pas ndeshjes.

Federata ka bërë apel gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com