Incidenti energjetik, KE nis një hetim ndërkombëtar për të zbuluar shkaktarin

Aktualitet 147 Views

Incidenti në rrjetin energjetik që goditi një pjesë të Ballkanit do të hetohet nga Komisioni Europian nëpërmjet Komitetit të Operacioneve të Sistemit. Hetimi që pritet të zgjasë 6 muaj do të përcaktojë shkaqet e vërteta të incidentit që solli një kolaps energjetik në disa shtete.

Mediat raportojnë se dyshimet janë se incidenti është shkaktuar nga Mal i Zi, fakt që është hedhur poshtë nga autoritetet e vendit fqinj. Komitetit i Operacioneve Lajmëroi se hetimi do të kryhet me mbështetjen e një paneli ekspertësh.

Incidenti në rrjetin energjetik të premten që preku Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë do të hetohet nga Komisioni Europian. Hetimi për incidentin do të kryhet nga Komiteti i Operacioneve të Sistemit, një hetim që parashikohet të zgjasë rreth 6 muaj. Për shkak të këtij incidenti thuajsë e gjithë Shqipëria ishte 30 minuta pa energji elektrike.

Në një dalje për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se incidenti ndodhi për shkak të ngarkesës dhe temperaturave të larta. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dyshimet se shkaktarët për kolapsin energjetik janë autoritetet energjetike të Malit të Zi.

Më 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale.

Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët. Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh.

Por teksa Komiteti i Operacioneve të Sistemit ka njoftuar hetim autoritetet malazeze kanë mohuar që shkaktarët të jenë ata dhe se kolapsi të ketë ardhur për shkak të një gabimi njerëzor.

Kjo do të përcaktohet nga Shoqata Evropiane e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit as nuk duhet të mendojmë për këtë”, dhe se një shqetësim i tillë nuk ka ndodhur në Mal të Zi në 30 vitet e fundit. Shkak mund të jetë edhe tranzicioni i gjelbër (burimet e rinovueshme të energjisë) sepse ai treg është shumë aktiv.

Mediat kroate raportojnë se kolapsi energjetik mund të kishte goditur të gjithë europën pasi rrjetet energjetike janë të lidhura. Tashmë do të pritet hetimi Komiteti i Operacioneve të Sistemit për të përcaktuar shkaqet e vërteta të këtij incidenti.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com