Sot në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit At Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.
Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë adresë mikpritjes e pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.
Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe diplomati kosovar, Vehbi Miftari, i cili është Përfaqësuesi i Kosovës për raporte me Selinë e Shenjt në Vatikan.
Mbi arkivolin e at Belushit, Miftari i ka vendosur edhe flamurin e Kosovës.
At Antonio Belushi u përjetësua sot në varrezat e Frasnitës në Kalabri me flamujt shqiptar, lot por edhe me këngë arbëreshe.
I përjetshëm kujtimi për këtë misionar e atdhetar të devotshëm të shekullit 20-të!