Megaoperacioni ‘Territor i pastër’/ Policia gjen dhe asgjëson 5396 fidanë dhe bimë cannabis në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër! 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe 1 në kërkim

133 Views

Policia e Shtetit ka  gjetur dhe sekuestruar 5396 fidanë dhe bimë cannabis sativa, në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër.

Lezhë një 35-vjeçar është arrestuar dhe një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi tentuan të kultivojnë lëndë narkotike kanabis.

35-vjeçari i identifikuar me inicialet M.Gj. dhe 32-vjeçari i identifikuar me inicialet P.Gj. (vëllezër) tentuan të kultivonin rreth 500 rrënjë kanabis në fshatin Gëziq të Rrëshenit.

Për këtë rast është vënë nën hetim për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Gëziq dhe specialisti i pyjeve, të identifikuar me inicialet Gj. B., 63 vjeç dhe P. Ç., 65 vjeç.

Rrënjët e kanabisi në kubik u asgjësuan nga policia.

Po ashtu, në fshatin Vinjoll të Kurbinit policia ka gjetur dhe asgjësuar 288 bimë narkotike cannabis sativa. Edhe për këtë rast u vunë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit I. B., 52 vjeç dhe M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh.

Elbasan, gjatë kontrolleve të policisë u gjetën 29 bimë narkotike në terren malor në Bodin.

U bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të kultivimit të kanabisit. Bëhet fjalë për pronarin e tokës, F.B., 44 vjeç.

Ndërkohë nisi hetimi për kryeplakun e fshatit Bodin për shpërdorim detyre, R.H., 38 vjeç, si dhe për xhaxhain e të arrestuarit M.B., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për kultivimin e bimëve dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Ndërsa në Shkodër, blutë kanë gjetur dhe në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Temal, 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.

Share This Article