Klaus Gjasula një nga mesfushorët e kombëtares Kuq e Zi ka folur për gazetarët nga aeroporti i Rinasit.
Ai gjatë intervistës u shpreh se e ka vuajtur autogolin në ndeshjen me Kroacinë por pasi shënoi u ndje shkëlqyeshëm.
Mendon se duhet të luaje më tepër në këtë evropian?
Gjasula: Në fund të fundit e vendos trajneri, ai mendon se cila është më e mira për ekipin, çdo minutë që luajta e shijova dhe provova të jap maksimumin.
Nota për kombëtaren?
Gjasula: Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian
Lexo edhe...
acdailynews