Një skemë mashtrimi me faturat e energjisë elektrike është duke u hetuar nga Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me SPAK. Mësohet se prokuroria e Posacme ka kryer disa veprime hetimore për llogari të procedimit penal të autoriteteve italiane.
Mësohet se janë ushtruar kontrolle në 35 objektiva nga të cilat 32 janë në Itali dhe 3 në Tiranë.
Në veçanti, aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave.
acdaily