Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, duke folur për ITV, komentoi si vijon barazimin 0-0 kundër Sllovenisë: “Sonte zgjodhëm Conor Gallagher në formacion, i cili shtypi mirë përpara. Më pas ndjemë se kontrolli i topit nga Kobbie Mainoo do të na ndihmonte. Kurrë nuk e kisha menduar se do ta kalonim grupin në këtë mënyrë, por me rëndësi është kualifikimi”.
Për anën e favorshme të shortit të 1/8 finale të “Euro 2024”: “Duhet të luajmë mirë me këdo që të përballemi. Do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë. Nuk duhet të joshemi nga favoret e shortit, kaq shumë gjëra kanë filluar të ndryshojnë. Ne kishim shumë probleme para Europianit, mendoj se mënyra se si luajti mbrojtja jonë ishte shumë pozitive”.
Lexo edhe...
acdaily