Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT)

Kronikë 76 Views

Një rast i shfrytëzimit të shtetasve të huaja për prostitucion është goditur nga policia në Tiranë. Në pranga ka rënë një 29 vjeçar, Tritan Guni, ndërsa në kërkim është shpallur e motra e tij e përfshirë Bukurije Guni, 36 vjeçe.

Motër e vëlla dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte shtetaset e huaja të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeç dhe 25 vjeçe kundrejt përfitimeve monetare. 3 prej të huajave janë pre Kazakistani ndërsa më e vogla nga Kolumbia, pjesë e grupit ‘Escort Tirana’.

Tritan Guni u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës në kryeqytet, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shrytëzonte për prostitucion.

Motër e vlla kishin ngritur një skemë të mirëfilltë prostitucioni. Ata kishin dhe një faqe me emrin eskorta Tirana ku reklamimin vajzat e huaja që vinin kryesisht nga Kazakistani dhe Kolumbia. Vajzat që vinin në Tiranë dy organizatorët i siguronin fjetjen si dhe pagesat për çdo klient. Çmimi për një nga vajzat varionte deri në 250 euro për marrëdhënie seksuale.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com