Skandali tek Onkologjiku, gazetari Sokol Dema në ‘Studio Live’: Aparatura e kobalto terapisë ende nuk është hequr, vijon të lëshojë rrezatim! Gashi ia bënte serioze situatën pacientëve

69 Views

Skandali tek Onkologjiku vijon. Aparatura e radio-terapisë, e instaluar në spitalin shtetëror që prej vitit 2021 që shkakton rrezik si pasojë e rrezatimeve të mundshme që ajo emeton ende nuk është hequr, edhe pse prej ditësh trumbetohet skandali pas masës së sigurisë për 7 mjekët.

E konfirmoi gazetari Sokol Dema në ‘Studio Live’ Report Tv u shpreh për Arbër Hitajn

Ende nuk dihet kush e ka porositur

Matjet e kryera kanë zbuluar se kjo aparaturë lëshon rrezatim ende dhe sot e kësaj dite pas daljes në dritë të skandalit.

Edhe vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar rrezikun e kobalto terapisë.

Ndërkohë ditën e sotme u paraqitën në Gjykatën e Tiranës, mjekët e lidhur me skandalin.

Akuzat ndaj tyre janë për ‘shpërdorim detyre’.

Gazetari Sokol Dema në ‘Studio Live’ Report Tv  se Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të vërtetë, në krye të të cilit ishte mjeku Edmond Gashi, që kishte dhe klinikën private.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara