Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të premten favorizoni njohjet e reja, por përpiquni të ndiqni pak arsyen dhe jo vetëm zemrën. Në punë duhet të merrni një vendim dhe nuk mund të gaboni sidomos të premten sepse diçka nuk po shkon ashtu siç dëshironi! Numëroni deri në dhjetë dhe peshoni të mirat dhe të këqijat.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të premten sfera sentimentale është e mirë, dashuria e mbyll muajin me stil. Në punë, përpiquni të bëni zgjedhje më të mira dhe mendoni mirë përpara se të veproni! Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të premten Mërkuri dhe Venusi janë në anën tuaj dhe tani fillon një fazë rikuperimi, me pak fjalë, mund të rifitoni besimin në dashuri. Në punë, përpiquni të jeni të kujdesshëm. Keni nevojë për valorizim dhe ndoshta nuk është aq e vështirë për ta marrë atë! Demonstroni atë që jeni të aftë. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të premten lajme të mira për dashurinë. Hëna është në anën tuaj dhe ka lajme që vijnë, zgjedhje të mëdha për të bërë në fund të korrikut. Në punë, periudha është interesante, por përpiquni të ribalanconi shpenzimet tuaja! Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.