Tendenca për t’iu ngjasuar yjeve të Hollivudit ka bërë që shumë të rinj t’u nënshtrohen ndërhyrjeve estetike.
Revistat dhe gazetat janë të mbushura me imazhe që tregojnë forma të përkryera modelesh.
Rregullimi i formës së hundës, veshëve, eliminimi i rrudhave në mollëza apo heqja e dhjamit të tepërt ka çuar shumë të rinj në dyert e klinikave private. Kompleksi i pasqyrës që kanë pjesa më e madhe e femrave, ka filluar të prekë edhe meshkujt.
Vojsava Karafili, mjeke, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ thotë se nuk ka një murë ndarës në numrin e femrave apo meshkujve që kërKojnë ndërhyrje estetike, pasi ndërhyrjet janë kthyer në një trend ditët e sotme.
“Meshkujt sot nuk e kanë më pjesën e paragjykimit, megjithatë nuk mund ti ndaj sepse ka target të ndryshëm edhe të moshave por si meshkujt dhe femrat sot e kanë lejuar që të marrin trajtime estetike tek specialistët përkatës”-u shpreh ajo.
Deklarata e saj:
“Trajtimet estetike sot kanë marrë një zgjerim shumë të madh. Teknologjia dhe inovacioni sot kanë ecur me hapa të mëdha gjë që ne e kemi të prekshme në praktikën tonë të përditshme.
Mendoj se trajtimet estetike sot janë ata të cilat njeriu ka krijuar një lloji vetëbesimi edhe në ato moment kur njeri e kupton që e ka humbur.
Të trajtosh fytyrën tënde, pamjen tënde vizuale në atë që unë them është impakt i drejtpërdrejtë që ne kemi, nuk mendoj se është kompleks.
Ky është një kujdes që ne kemi për veten dhe në këtë lloj kuptimi krijojmë një besim dhe një vetëbim më të madh te individi që e aplikon këtë.
Meshkujt sot nuk e kanë më pjesën e paragjykimit, megjithatë nuk mund ti ndaj sepse ka target të ndryshëm edhe të moshave, por si meshkujt dhe femrat sot e kanë lejuar që të marrin trajtime estetike tek specialistët përkatës.
Klientët sot janë të njohur me pjesën e estetikës dhe paraprakisht ata e kanë të bindur atë që kërkojnë kur vijnë tek specialisti, por ajo që unë do kërkoja dhe që shpesh herë e them është se duhet t’i drejtohen patjetër mjekut specialist të dermoesteikës.
Ajo çka personat bëjnë më tepër bazuar tek një kosto më e lirë që ata kërkojnë, edhe qendrat e tjera që ofrojnë kujdesin estetik nuk do e këshilloja, sepse nëse do dinë komplikacionet e shumta që ata sjellin, kam përshtypjen se nuk do e marin përsipër këtë rrisk.”