Sesioni i tregut të transferimeve të Fiorentinës do të synojë të revolucionarizojë skuadrën, që do t’i besohet drejtimit të Raffaele Palladino, pasi ka arritur në dy finale radhazi të Konferencës së Ligës, pa arritur megjithatë të fitojë. Pikërisht nga këtu lind nevoja për të ndryshuar jo vetëm drejtimin teknik, duke i dhënë lamtumirën Vincenzo Italiano, por edhe rregulluar disa situata jo shumë të qarta.
Sipas asaj që raportohet nga “Firenzeviola.it”, Pietro Terracciano, i cili sezonin e kaluar përfaqësoi sigurinë mes shtyllave për Fiorentinën, mund të ndryshojë “melodinë” e tij, ose në çdo rast të kërkojë më shumë motivim për një fanellë titullari, krahas tij me një portier të rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse Thomas Strakosha, portieri i Brentfordit dhe Shqipërisë, ka përfunduar në fokusin e drejtuesve të klubit vjollcë.
Pasi kishte testuar ujërat edhe për Juan Musso e Atalantës, klubi i Firences është interesuar për Strakoshën edhe për shkak të Kampionatit Europian të mirë, të luajtur deri në këtë pikë nga shqiptari. Ish-portieri i Lazios do ta mirëpriste me kënaqësi rikthimin në Serie A, por për t’u larguar nga Premier League do të nevojiten disa përpjekje më shumë nga Fiorentina, e cila tashmë është shumë e zënë përsa i përket merkatos.
Sipas asaj që raportohet nga portali informativ vjollcë, një detaj i vogël mund ta prishë gjithsesi këtë ide të mundshme tregu. Në fakt, si Strakosha, ashtu edhe vetë Pietro Terracciano ndajnë të njëjtin agjent. Ndaj është e vështirë të mendohet se ky i fundit mund të vendosë të vërë në garë dy portierët për të njëjtin formacion.