Plagoset me pistoletë një 15-vjeçar

Aktualitet 129 Views

Plagoset me pistoletë një 15-vjeçar

Policia në Lezhë informon se ‘në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme’.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com