“Plas” sherri brenda lokalit në Velipojë/ 33-vjeçari kërcënon me armë kuzhinierin

fustane me qera

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë, teksa një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se një sherr ka ndodhur në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, ku kamarieri dhe kuzhinieri janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sherri kishte degraduar, teksa kuzhinieri 33-vjeçar ka kërcënuar me armë 20-vjeçarin.

Pas mbërritjes së policisë, 33-vjeçari ka hedhur armën dhe është arratisur, teksa vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tij.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit të marrë se në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E. F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com