Vapa ‘bezdis’ fëmijët, në pediatrinë e Korçës dhjetëra raste në ditë që kërkojnë ndihmë

I nxehti ekstrem është reflektuar me rritje të rasteve të fëmijëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor.

fustane me qera

Temperaturat e larta por edhe viroza me simptoma tipike të stinës së verës janë shkaku kryesor që i bëjnë prindërit të kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Mesatarisht në Pediatrinë e Korçës shënohen 70 vizita ditore nga të cilat pjesa më e madhe janë terapi ditore por nuk mungojnë as rastet e shtrimit të fëmijëve në spital.

“Periudha që po kalojmë ka sjellë një shtim të vizitave në Shërbimin e Pediatrisë. Rastet kanë si shkak rritjen e temperaturave, që nuk janë të zakonshme për muajin qershor.

Gjatë kësaj periudhe kemi paraqitjen në Pediatri të fëmijëve kryesisht me temperaturë të lartë dhe simptoma gastrointestinale, të cilat lidhen me rritjen e temperaturave, por edhe disa viruseve në qarkullim. Çdo ditë në Shërbimin e Pediatrisë vizitohen rreth 70 fëmijë. Një pjesë e tyre marrin terapi ditore, por kemi edhe raste më të rënda të cilat i kemi trajtuar në regjim spitalor”, shprehet shefi i pediatrisë Korçë Robert Rado.

Në kushtet e temperaturave të pazakonta për muajin në të cilin ndodhemi pediatri Rado këshillon që prindërit të tregojnë më tepër kujdes për hidratimin e fëmijëve dhe shmangien e ekspozimit në ambiente të hapura  gjatë orëve të pikut kujdes që duhet ta tregojnë edhe gjatë 2 muajve në vazhdim.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com