Balotelli ‘feston’ turpërimin e Italisë ndaj Zvicrës, filmohet i dehur rrugëve. Nuk ngrihet dot as në këmbë (video)

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Mbrëmjen që shënoi eliminimin e Italisë nga Europiani i Gjermanisë, “SuperMario” u bë kryefjalë, siç ka ndodhur shumë shpesh në karrierën e tij, për atë që bëri jashtë fushës së blertë. Për të qenë të saktë, këtë herë, në breg të detit të Lignano Pineta.

Në video mund të shihni Balotellin duke u lëkundur, duke u rrëzuar, duke u ngritur me vështirësi, pastaj duke rënë përsëri dhe më pas ngritur përsëri. Një “SuperMario” në dukje tepër gazmor, por me gjasë nën ndikimin maksimal të alkoolit, pijen e të cilit nuk e kurseu fare atë mbrëmje, vetëm pak orë pas eliminimit të axurrëve nga “Euro 2024”.

Kush e di, ndoshta gjërat (dehja e tij, bërja “tapë” sikurse duket në video) nuk ishin të lidhura, pra kjo gjendje e mjerueshme e ish-sulmuesit të Italisë dhe eliminimi i turpshëm ndaj Zvicrës.

Sipas “Gazzetta dello Sport” nuk është rastësi që skena e “SuperMario” ndodhi në mbrëmjen e trishtë Zvicër-Itali, sikur Balotelli të kishte dashur të dërgonte një “thumbim” për kombëtaren axurre.

Megjithatë, ndërsa futbolli italian po kalonte një mbrëmje të tmerrshme, Balotelli po argëtohej. Ai Balotelli, i cili shumë, shumë herë, i ka bërë njerëzit të flasin më shumë për gjërat e tij jashtë fushës sesa për paraqitjet brenda kuadratit të blertë, me klubet dhe kombëtaren.

Një demonstrim tjetër, përmes kësaj videoje, i keqardhjes për atë që mund të ishte bërë Mario, por si ka përfunduar nga jeta e shthurur.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com