Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve

Kronikë 113 Views

KAVAJË – Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Luz i Vogël, ku mbeti i plagosur një 43 vjeçar banues në Rrogozhinë.

Siç bën me dije policia pas një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër B.T., 32 vjeç dhe V.T., banues në Luzin e Vogël plagosën me armë zjarri në këmbë E.D., 43 vjeç. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

Ndërkohë, 43 vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com