Raporti “Gallup Global Emotions 2024”, që paraqet indeksin e përvojave pozitive dhe negative të përditshme të njerëzve, tregoi se shqiptarët janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres dhe zemërim se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, sa i përket disa përvojave negative.
Denisa Hoxha, mjeke psikiatre për studion e ‘Kafe Shqeto’ ka pohuar se 8/10 të rinj sot në Shqipëri vuajnë nga gjendja e ankthit të vazhdueshëm, si nja nga faktorët më të mëdha që ëShtë i aftë të shkaktojë sëmundje kronike.
“Ajo që mua më shqetëson më tepër në këtë rast është që tek këto shifra ajo që vuan më tepër është rinia”-u shpreh mjekja.
Deklarata e saj:
“Në fakt këto janë shifra alarmante duhet të themi sepse llogjikisht që 8/10 qytetarë vuajnë nga stresi kronik dhe duhet të marrim parasysh faktin që stresi është një nga faktorët më të mëdha që mund të shkaktojnë një sëmundje kronike.
Ajo që mua më shqetëson më tepër në këtë rast është që tek këto shifra ajo që vuan më tepër është rinia dhe ajo që lidhet më shumë me këtë fenomen është humbja e shpresës.
Rinia e sotme ndihet vetëm dhe është e vetmuar sepse mund të themi që për të arrituR qëllimet ne jetë duhet dhe një farë mbështetje ndërsa kjo rini ësHtë në luftë me veten dhe ky është fakt, dmth ‘jemi me dikë, por unë ndihem vetëm’, është kjo ndjesia e tyre.
Frika për të ardhmen dhe humbja e shpresës që këta të rinjë përjetojnë i çon që të përjetojnë këtë lloji stresi kronik dhe ky stres kronik është indikator numër nr.1 i kësaj gjendjeje ankthioze dhe ti nuk e ke idenë se sa të rinjë sot vuajnë nga depresioni dhe trishtimi”.