Ismail Kadare do të varroset ne Tufinë! – Gjekmarkaj: Qeveria duhet të shpallë konkurs ndërkombëtar për një ansambël muzeal ku të jetë edhe varri i tij

Ditën e mërkurë (3 korrik) shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare do të përcillet në banesën e fundit. Varrimi i tij do të bëhet në Tufinë, por nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj shprehet se Shqipëria ka dhe duhet të kishte më shumë mundësi së aq.

fustane me qera

Gjekmarkaj shkruan se do dukemi mosmirënjohës para botës, sikur s’e kemi merituar Kadarenë, ndërsa i bën thirrje qeverisë që të shpallë një konkurs ndërkombëtar për një asabël muzeal ku të jetë varri i Kadaresë.

Tufina, shprehet deputeti demokrat, duhet të jetë varr i përkohshëm, pasi sipas tij ‘Kadare na ka nderuar gjithmonë, na ka dhënë, shumë madje, gjuhe , kulturë, identitet, krenari e patriotizem le ti japim dy metra dhe të denja’!

Postimi i plotë:

Dy metra dhe të dënja për Kadarenë!

Tek lexova lajmin e fundit se Ismail Kadare do të varroset në Tufinë diçka më semboi sëbrëndeshmi.

Me gjasë na goditi perseri rastesia dhe nuk na gjeti të pergatitur.

Kadare është njeri si gjithë ne të tjeret por gjeni që ne të  tjeret nuk jemi, kontribues i pashoq ndaj vendit të tij dhe kultures universale që ne tjeret nuk jemi dhe po shkon atje mes shumë vdekatarve personaliteteve  a njerzve  të zakonshem, asnjëri si ai.

Kadareja ai i cili i dha Europes dhe Botes një Shqiperi plot sqime e madheshti, me kontë e baronë, me gjuhë të vjeter murgun Gjon roje të saj, me luftra e perkpjekje të medha në mbrojtje të cilivizimit e qyteterimit, me zonja e personazhe emerkumbues, po kaq i perfshiu qytetet e kontinentet   nga Gjirokastra në Paris , nga Shkretetira e Gobit në Moske, nga Kruja e Skenderbeut në Stambollin e sulltanve nga Tirana në Pekin,  nga Prishtina ne Ëashington, nga Athina në Romë ,ne letrat e veta , duke zbritur thellë në kohera eskiliane e duke u ngjitura tek ato te Stalinit, Hrushovit, Mao Ce Dunit Enver Hoxhes,   Klintonit , Miterranit , Kolit , Rugoves e shumë kujt tjeter nuk e meritonte  kaq modesti qoftë edhe të perkohshme nga populli i tij.

Rruga e fundit që do të pershkruaj  shkrimtari sa del pak nga qendra i ngjan një rruge të hapur nga nomadet në ikje duke lënë pas rrëmujë, pluhur e pisllek.

Do dukemi në kamerat e botes sëpaku mosmirnjohes, sikur se paskeshim merituar atë vetë!

Shqipëria ka dhe duhet të kishte më shumë mundësi së aq.

Kombet e qyteteruara duke respektuar elitat e veta kanë çmuar progresin dhe krenarinë kombetare. Çfarë është krenaria kombetare? Vepra dhe bëmat e një grushti njerezish në shekuj për vendin dhe popullin e vet a per humanizmin në pergjithesi.

Ndarja veç e tyre nuk është diskrimin për të tjeret por mirënjohje  që të tjeret shfaqin për ta.

Vendet europiane kanë shumë prej tyre “Panteon” ku vendosin shkrimtaret , luftetaret politikanet e shquar! Franca sidomos po edhe të tjeret!

Ato jane pika peligrinazhi referimi e reflektimi pse jo dhe turizmi kulturor.

Ne kemi edhe eksperiencat e lënies pa varr apo në frigorifer. Per  fat te keq s’kemi bërë asnjë perpjekje së paku per rilindasit tanë, shtetformuesit a luftetaret . Mbase duke parë çfarë kompronisesh bëhen më mirë se “Panteoni” do të banalizohej pa masë ku çdo qeveri , çdo politikan , çdo kryetar bashkie a biznesmen do bënte qokat e veta dhe mbase do gjindej gjithmonë një mik per të futur njerez në “Panteon” aqsa nuk do mbetej më askush per varrezat publike! Por prej motesh e kemi pranuar që Ismail Kadare është “sui generis” dhe pertej çdo politike kulturore  në Shqiperi fati i tij nuk varet më vetem nga ne, lexuesi shqiptar është një fetë në rrethin e madh.

Më shumë se duke nderuar Kadarene nderojmë veten nëse atij i bëjmë respektin që meriton. “Lavdia e tij ska nevojë për asgjë e jona ka për të” paten shkruar francezet per Molierin! Vlen, vlen dhe per ne e Kadarenë! Nuk  dua të bëj politikë në ditë si kjo por Qeveria shqiptare duhet të shpallë menjehere një konkurs nderkombetar për një ansambel muzeal kushtuar Ismail Kadaresë ku aty të jetë dhe varri i tij. Tufina duhet të jetë e perkohshme, sa më shkurt , jo një e perkohshme që rri gjithë jeten.

Nuk është e lehtë se në Tiranë dy lulishte kanë mbetur një para Rognerit dhe një pas Kryeministrisë , megjithëse  në Vlorë , Ati i shtetit tonë Ismail Qemali në një lulishte e ka banesen e fundit i veçuar siç i takon të jetë.

Një tjeter zgjidhje mund të realizohet në një koder tek Parku i Liqenit se në qytet ska më tokë per asgjë veç pallatave! Kadare na ka nderuar gjithmonë, na ka dhënë, shumë madje, gjuhe , kulturë, identitet, krenari e patriotizem le ti japim dy metra dhe të dënja! Mevlan Shanaj tha pas Skenderbeut ikja më e madhe ishte kjo, ndoshta ka perkufizuar të verteten. Kesaj të vertete nderin që i takon pa ndoshta e sikur!!!

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com