Portugalia shkon në çerekfinale me anë të penalltive. Diego Costa heroi

Portugalia u kualifikua në çerekfinalen e Europianit, duke eliminuar Slloveninë, pas gjuajtjeve të penalltive.

120 minutat lojë nuk prodhuan fitues, me skuadrat që iu drejtuan penalltive. Heroi i portugezëve, ishte Diogo Costa, që ia goli të presë tre penallti të sllovenëve. Në krahun tjetër, luzitanët ishin të saktë, duke shënuar të gjitha gjuajtjet, për të fituar penalltitë me rezultatin 3-0.

Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në shtesa, Ronaldo kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh kombëtaren e tij, por gaboi nga penalltia.

1. Gjuan Ilicic për Slloveninë dhe pret Costa.

2. Gjuan Ronaldo për Portugalinë dhe shënon.

3. Balkovec gjuan për Slloveninë, pret sërish Costa.

4. Gjuan Fernandes për Portugalinë dhe shënon.

5. Gjuan Verbic për Slloveninë, pret Costa përsëri.

6. Bernardo Silva gjuan për Portugalinë dhe shënon, duke kualifikuar kombëtaren e tij.

Në çerekfinale, Portugalia do të përballet me një kundërshtar shumë të vështirë si Franca.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com