Dy jet ski u bllokuan ndërsa u gjobitën dy drejtuesit pasi cënuan sigurinë e pushuesve në plazhet e Ksamilit dhe të Shëngjinit.
Konkretisht
-110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit;
-100000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.
Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe bllokimin dhe të 2 mjeteve të tjera ujore, të cilat në video të publikuara në rrjete soiale kryenin manovra të rrezikshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve ujore, që të pajisin mjetet me dokumentacionin e kërkuar me ligj, si dhe të lundrojnë brenda zonës së përcaktuar për këtë aktivitet.
Lexo edhe...
acdaily