Vrasja e Aurelio Dervishit, prokuroria dërgon në gjyq katër adoleshentët

Aktualitet 60 Views Add a Comment

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit në Tiranë ka dërguar në gjyq Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal.

Ata akuzohet për lidhjen me vrasjen e Aurelio Dervishit.
Kujtojmë se në pranga kanë rënë 20-vjeçari me iniciale F. Sh., dhe tre të mitur, 2 të moshës 16 vjeç dhe një 15 vjeç.

Aurelio Dervishi po udhëtonte me makinë së bashku me dy shokët e tij, Renin dhe Marion, si edhe dy vajza të moshës 16 dhe 17-vjeçe, kur tek semafori tek rrethi i Shkozës në Tiranë, Frensis Shehu u ka bllokuar rrugën.

Dy shokët e viktimës kanë rrëfyer se 20-vjeçari iu është drejtuar me fjalët: “Pse qeshni?”, ndërsa 17-vjeçarja që ndodhej në mjet me ta i ka treguar se ka pasur njohje me Frensis Shehun.

Pas krimit në pranga kanë rënë Frensis Shehu dhe tre të miturit, 2 të moshës 16 vjeç, dhe një 15 vjeç. Dyshohet se ky i fundit ka goditur me thikë Aurelio Dervishin.

18-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën rrugës për në spital.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com