Kylian Mbappe dështoi të shënonte me Francën edhe në ndeshjen e tij të tretë në “Euro 2024”. Megjithatë, “gjelat” e mposhtën Belgjikën 1-0 për t’u kualifikuar në çerekfinale të këtij kompeticioni. Mjaftoi një autogol i belgut Jan Vertonghen për të siguruar fitoren minimale të Francës. Ish-kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini nuk i kurseu Mbappe & Co., duke u tallur me kualifikimin e tyre në çerekfinale, të ardhur nga autogoli në Europian.
Giorgio Chiellini tha: “Autgoli është sulmuesi më i mirë i Francës”. E bëri këtë deklaratë therëse dhe tallëse për “gjelat” përmes “Fox Sports”, menjëherë pasi Franca mundi Belgjikën për të kaluar në çerekfinale. Kombëtarja e drejtuar nag Deschamps e filloi fushatën e saj në “Euro 2024” me një fitore margjinale 1-0 kundër Austrisë. Edhe gjatë asaj nate, ishte një autogol që i ndihmoi nënkampionët e Botës në fuqi.
Goli i radhës i Francës erdhi në ndeshjen e fundit të grupit kundër Polonisë, ku Mbappe shënoi nga pika e bardhë, jo prej lojës së hapur. Tallja e Chiellinit ka peshë, pasi Mbappe dhe sulmuesit e tjerë transalpinë kanë dështuar të shënojnë të paktën një herë në një situatë pa penallti, ose në një situatë pa autogol, në katër ndeshje.
Prandaj, nuk është çudi pse Chiellini mendoi se “autogoli është MVP i Francës”. Gjithsesi, Franca nuk është përfituesja e vetme e këtij Europiani, sa iu përket autogolave. Ky kompeticion ka parë 10 autogola turpshme deri më tani, duke përfshirë fazën e grupeve dhe 1/8 finale.