Tirane- Islam Sefa, njeriu i cili u arrestua dje (2 korrik 2024) në një lokal pranë godinës së SPAK akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.
Kjo u bë e ditur pasditen e sotme (3 korrik) përmes një njoftimi për median të Prokurorisë së Posaçme ku bëhen publike detajet e një hetimi të përbashkët të SPAK me autoritetet gjermane lidhur me një grup kriminal shqiptaro – gjerman që merrej me trafik droge.
Prokuroria e Posaçme informon se janë identifikuar 12 persona anëtarë të këtij grupi nga të cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë
Sipas SPAK grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuana. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Shqiptarja.com dhe Report Tv arriti të sigurojë videon e momentit kur agjentët e BKH-së mësynë kafen 100 metra larg SPAK, ku Ismal Sefa kishte shkuar për të takuar një avokat.
Ndaj tij GJKKO me kërkesë të SPAK kishte firmosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Gjithashtu dhe urdhër të gjykatës u ushtrua kontrolle dhe në 4 ambiente, banesa, biznese, automjete dhe persona dhe janë sekuestruar një automjet luksoz tip BMË X5; euro si dhe 60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”.
Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili 2 ditë më parë, 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Sipas GJKKO-së ai ishte një nga drejtuesit e dy grupeve kriminale që kultivonin parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë, konkretisht Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën.